Nuk do e besoni sa kile ka shtuar Fahriye Evcen, brenda vetëm 10 ditësh!

Trumcaku

FAHRYISNS
Siç e dini të gjithë tashmë, Fahriye dhe Burak janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti momentalisht ndodhen në Gjermani, për të kaluar pak kohë me familjen e Fahriyes. Duket se këto ditë pushimi larg angazhimeve të tyre në Turqi, i kanë bërë shumë mirë bukuroshes e cila është në muajin e katërt të shtatzënisë. Brenda vetëm 10 ditësh, mësohet se ajo ka shtuar plot 5 kile.

fahriye evce 094243ND

Kjo, jo vetëm për shkak të nepsit që ka zakonisht një femër shtatzënë, por sigurisht edhe prej “llastimeve” të shumta të mamasë së saj. Fahriye është duke kaluar disa ditë plot qetësi dhe dashuri dhe gjatë gjithë kohës shijon ushqimet e shijshme që përgatit mamaja e saj. Mesa duket, kilet e tepërta që arriti të shmangte në 4 muaj shtatzëni, i fitoi direkt me disa ditë pushimi pranë familjes.

fahriye evce 094243LK