Hayal Köseoğlu përgatitet për projektin e ri/ Zbulon kur do të rikthehet në ekran

Showbiz

Aktorja Hayal Köseoğlu, të cilën e takojmë si personazhi i Pelinit, mikesha më e mirë e Nihalit, në serialin “Dashuri e Ndaluar”, që transmetohet çdo ditë në Kanal D Drama, është kapur nga kamerat së fundmi dhe menjëherë në portretin dhe fjalët e saj u vu re dëshira për ti shmangur pyetjet e gazetarëve.

Megjithatë duke u dorëzuar, pa mundur t’i shpëtoj kureshtjes së këtyre të fundit, lidhur me jetën dhe projektet e saj të reja, aktorja ka treguar se ajo thjesht ishte duke vrarë kohën dhe po shijonte një shëtitje vetëm.

Köseoğlu u shpreh se po kalonte një periudhë të qetë në jetën e saj, pa shumë ngjarje, ndërsa ishte duke pritur që të afronte koha për fillimin e xhirimeve për projektin e saj të ardhshëm, i cili pritej të vihej në jetë në qershor. Në fund të intervistës ajo ka bërë disa foto me fansat e saj.