Hazal Kaya zbulon emrin e vajzës …/ “Më pëlqejnë emrat e vjetër”

Showbiz

Hazal Kaya, aktorja e dhjetra roleve të suksesshme e cila së fundmi na sjell ndërmend Filizin në serialin “Historia jonë” apo që së shpejti do ta shohim në Kanal D Drama në portretizimin e ‘Nihalit’ në serialin “Dashuri e Ndaluar”, po përgatitet që së shpejti të mbajë në krahë fëmijën e saj të dytë. Ajo së fundmi ka publikuar në Instagram, imazhet me barkun e rrumbullakët, ku shfaqet dukshëm shtatzania e saj.

Për më shumë se 7.3 milionë ndjekës, fotografive iu përgjigjën mijra reagime! Ditët e fundit aktorja shuajti kuriozitetin lidhur me emrin e emrin e menduar për vajzën e saj: “Po ju tregoj se do të jetë një emër i përbërë nga dy të tillë, ‘Lejla Syreja’.

“Ky ishte një emër që doja shumë dhe kryesoi listën. Ne na pëlqejnë emrat e vjetër! Nuk bëjmë babyshowers. Nuk më pëlqejnë festimet apo organizimet si kjo, që janë shtuar kaq shumë kohët e fundit. Por më pëlqen të bëj ashtu si ndihem dhe të mos ndjek medoemos praktikat moderne”, ishin fjalët e aktores së njohur, gjithashtu nënë e një djali të quajtur Fikret Ali. Kaya ka përfunduar duke thënë se kushdo është i lirë të bëjë çfarë të dojë, mënyra se si pritet një fëmijë, është zgjedhje plotësisht subjektive për çdo prind.