Ja ç’thonë banorët e Lazaratit për Gabriel Garkon, që do xhirojë filmin

Showbiz

 

ljkhkhukl

Ja ç’thonë banorët e Lazaratit për Gabriel Garkon, që do xhGabriel Garko aktori italian që ishte në Tiranë, për të prezantuar filmin që do të nisë të xhirrohet në Lazarat dhe që do të mbajë emrin Bujar mund të zhgënjeht nga ajo që do shohë në fshatin e famshëm.
Pasi prej dy vjetësh aty gjithçka ka ndryshuar, pasi fshati është kthyer në normalitet.
Po vetë banorët e Lazaratit mendojë se duke parë këtë indiferencë apo ndoshta frikë, banorët mendojnë se filmi do të përkeqësojë namin e keq që kanë njerëzit aty. Një banor i Lazaratit që nuk pranoi të identifikohej foli për investigativen Birn, pas lajmit se do të nisin xhirimet e filmit.
“Ne kemi frikë se fshati jonë do t’i ngjajë një getoje dhe banorët e fshatit do të jenë bërë kriminelë, që lëvizin nëpër Lazarat, të armatosur rëndë. Kam dëgjuar se në film do të ketë prostitucion dhe vrasje, kur, me sa di unë, askush në fshat nuk ka bërë krime të tilla”, tha ai.
Ai tha për Birn se banorët e Lazaratit do të donin që producenti i filmit të shkonte në fshat dhe të fliste me njerëzit, madje edhe t’i xhironte aty skenat.
“Deri tani, nuk kemi parë asnjë nga filmi të vijë të flasë me ne, apo të filmojë këtu. Kjo do t’i jepte edhe filmit më shumë perspektivë, do ta afronte me realitetin. Përndryshe do jetë thjesht një film aksion, paragjykues dhe i pabazuar në realitet,” u shpreh lazaratasi për Birn.