Jonida Maliqi tregon periudhën më të errët në jetën e saj…

Showbiz

jonidaaaaaaaaaaa
Me siguri shumë prej jush ju kujtohet ‘Dancing With The Stars’ dhe viti kur Jonida Maliqi ishte prezantuese e tij. Me një profesionalizëm që i buronte nga shpirti, ajo arriti të mbyllë me sukses rolin e saj. Por duket se jo të gjithë kanë menduar kështu, të shumtë kanë qenë ata të cilët nuk e kanë përkrahur aspak.

jonida dance

“M’u desh të drejtoja “Dancing With The Stars”, aty ishte një luftë psikologjike e tmerrshme dhe mbaj mend shumë mirë që kisha një ankth të paparë, përpos ankthit që po provoja një fushë që nuk e kisha prekur ndonjëherë dhe gjithsesi nuk ishte synimi im për të qenë atje, por ishte thjesht një eksperiencë e re. Njerëzit nuk më përkrahen absolutisht dhe teksa lexoja mesazhet para se të dilja në skenë ka qenë një gjendje e tmerrshme psikologjike, e mbajë mend si periudhën më të errët timen dhe në atë moment vendosa që t’i censuroja komentet”, u shpreh ajo.