Kanye West martohet në fshehtësi

Showbiz

Po flitet se Kanye West është ‘martuar’ me arkitekten e markës ‘Yeezy’, Bianca Censori, dy muaj pasi finalizimit të divorcit nga Kim Kardashian. Reperi, 45 vjeçar, thuhet se ka mbajtur një ceremoni private me Biancan dhe dyshja janë parë të veshur me veshje martesore. Megjithatë, bashkimi nuk është i ligjshëm sepse ata nuk duket se kanë dorëzuar një certifikatë martese.

Kanye u pa duke veshur kostumin e tij në një takim dreke pak ditë më parë dhe qarkulluan zëra thanë se unaza që mbante simbolizonte fejesën. Nuk dihet prej sa kohësh dyshja shoqërohen me njëri-tjetrin, pasi Bianca iu bashkua kompanisë “Yeezy” (e cila është në pronësi të Kanyet) në nëntor të vitit 2020. Muajin e kaluar ai bëri dedikime për ‘bashkëshorten’ e tij duke rinovuar këngën “Censori Overload”. Në tekstet e këngëve ai diskuton martesën.

Së fundmi reperi u pa duke biseduar me Biancan dhe duke shijuar një vakt në Beverly Hills. Kanye, i cili ligjërisht ka ndryshuar emrin e tij në Ye , zgjidhi divorcin me Kim Krdashianin në nëntor. Ata u martuan në vitin 2014 në një ceremoni luksoze në Firence pas tri vitesh lidhje.