Këshillë nga Özge Gürel: ”Nëse doni martesë të lumtur, respektoni kufijtë”

Showbiz

Özge Gürel, aktorja e cila ka interpretuar dhjetra personazhe në seriale të sukseshme, së fundmi mori pjesë në festën e përvitshme organizuar me rastin e festive të fundvitit. Pas deklaratës së dashurisë, javën e kaluar nga  aktori Serkan Çayoglu për bashkëshorten e tij Özge Gürel, në të cilën ishte shprehur se ai ishte martuar me gruan më të bukur të Turqisë, duket se këtë herë ka qenë ajo që ka folur për lumturinë dhe ditët e bukura që i fali viti 2022.

Unë u martova shumë muaj më parë, por martesa ime dhe e Serkan vazhdon të komentohet akoma. Ajo që ka rëndësi për mua, për ne, është lumturia jonë! Paqja që gjejmë kur ndodhemi pranë njëri-tjetrit! Serkan më fali botën”, u shpreh aktorja e njohur duke përmendur emrin e njeriut të saj të shtrenjtë si burimin që i solli fat dhe lumturi gjatë vitit që lam pas.

Në deklaratën e saj aktorja e njohur u shpreh se ata të dy, i kanë dedikuar kohë maksimale dashurisë dhe prioritetin e vendosin te jeta dhe raportet famijare. Gyrel e përkufizoi vitin që lam pas, një vit produktiv që i solli asaj më së shumti ditë të bukura dhe lumturi! Më tej aktorja nuk la pa përmendur edhe projektin e ri në të cilin mori pjesë dhe u shpreh se ndihej mirënjohse ndaj tij, pasi kishte mësuar shumë gjatë seancave stërvitore për realizimin e skenave në sheshxhirim.

Për sa i përket sekretit të një martese të lumtur, ajo u shpreh se mes saj dhe Serkan nuk ka asnjëherë probleme serioze, pasi të dy e njohin mirë njëri-tjetrin dhe i dinë pikat e dobëta dhe të forta të shokut të jetës.“Nëse doni të jeni të lumtur dhe të keni harmoni në martesën tuaj, respektoni kufijtë tuaj dhe ato të tjetrit”, ka këshillur Gürel të gjitha çiftet e reja dhe ka uruar që 2023 t’i mbush zemrat dhe jetët e të gjithëve me dashuri dhe paqe.