Kim Cattrall na tregon pse nuk do të jetë në “Sex and the City”

Showbiz

Interneti po çmendet nga lajmi se “Sex and the City” do të rikthehet. Por këtë herë do të jetë pak më ndryshe sepse një nga katër shoqet do të mundojë.

Mungesa e aktores Kim Cattrall ka shkaktuar edhe lajme të shumta që nga prishja e shoqërisë me koleget e deri tek thashethemet se Sarah Jessica Parker nuk shkon aspak mirë me të.

Por Kim ka reaguar më në fund, pas zhurmës së madhe në rrjet që po bën rikthimi i serialit dhe mungesa e saj.

“E adhuroj Sex and the City dhe ndonëse jam i mërzitur që Samantha nuk do të rikthehet, e përgëzoj që po bën çfarë është më e mira për të dhe ky është shembulli që duhet të vendosësh veten para gjithçkaje. Të lumtë Kim Cattrall”-shkruhej në statusin e pëlqyer nga aktorja.