“Kjo është një çmenduri masive”; Adriano Celentano kundër të rinjve italianë që nuk pyesin për Covid-19

Showbiz

Në Itali pavarësisht masave, rregullave dhe gjithë muajve të karantinës, duket se pjesa e rinisë nuk do t’ja dijë! Ky veprim ka qenë dhe vazhdon të jetë shqetësues për shumë persona dhe për qeverinë, aq sa përveç rregullave kanë folur për të ndërgjegjësuar dhe personazhe të njohur.

Një nga ato ka qenë dhe Adriano celentano, i cili i shqetësuar për moshën e tij por dhe për të tjerët ka thënë:

“Unë jam 82 vjeç dhe ju drejtohem ju të rinjve, që pa maskë, për të shfaqur një provë force, mblidheni në grumbuj të rrezikshëm pa një distancë minimale e duke marrë frymë e nuhatur kushedi çfarë, dhe këtë ju e quani guxim? Jo. Kjo është një çmenduri masive e pastër. Mos është nevoja për panik, ama kemi edhe një qëllim për të arritur. Ndoshta më të rëndësishmin në histori. Ndoshta sepse do dalim me fitore. Dhe ne e dimë mënyrën për të fituar: duhet të respektojmë 100% rregullat e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ne duhet ta bëjmë këtë. Përndryshe… ju djema që grumbulloheni… nuk e keni ide se çfarë mund të na ndodhë. Por unë besoj tek ju! “