Klaudia Pepa tregon për herë të parë statusin e saj, pas divorcit të bujshëm!

Showbiz

klaudia
Ndarja e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës ka qenë një nga më të bujshmet në showbiz-in shqiptar. Megjithatë edhe pas ndarjes ata vendosën të mos mbanin inate me njëri-tjetrin, madje Klaudia tashmë e quan Albin si vëllain e saj të madh. Pas ndarjes të dy ata janë përfolur për marrëdhënie me të tjerë, por asnjëri dhe as tjetri nuk kanë pranuar asgjë.

klaudia pepa

Megjithatë Klaudia ditën e sotme ka vendosur të tregojë hapur se nëse është apo jo në një lidhje. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet me një kamerdare në formën e një unaze. Me një buzëqeshje në fytyrë, balerina ka shkruar: “Një unazë e madhe për një vajzë beqare”. Në këtë mënyrë Klaudia ka vendosur t’i shuajë përfundimisht zërat për një lidhje. Ndoshta për momentin ajo kërkon t’i dedikohet vetëm karrierës dhe për këtë arsye e sheh veten më mirë vetëm.