Klea dhe Elgiti publikojnë foton e parë me djalin e tyre

Showbiz

Çifti i njohur, Klea Huta dhe Elgit Doda kanë vetëm pak ditë, që janë bërë prindër për herë të parë. Ata vendosën ta pagëzojnë djalin me emrin Krid.

Klea dhe Elgiti kanë postuar shpesh foto me vogëlushin gjatë këtyre ditëve, por nuk kanë preferuar ta tregojnë portretin.

Së fundmi, ata kanë publikuar në Instagram edhe pozën e parë familjare gjatë një xhiroje nga liqeni.

“Me shpirtin plot e mirënjohjen në Zot”, shkruan Klea krah fotos ku shihet me Elgitin dhe Kridin, i cili ndodhet në karrocë.

klea.jpg