Klea Huta dhe Elgit Doda i japin fund beqarisë

Showbiz

Klea Huta dhe Elgit Doda i dhanë fund beqarisë së tyre në mënyrën më private të mundshme: në heshtjen dhe misterin e shkretëtirës. Klea njoftoi në Instagramin e saj se në orën 16.00 diçka do të ndodhte dhe ishte pikërisht një pjesë e fotove të setit të dasmës.

Me një fustan tyl me aplikime gurësh në të gjithë sipërfaqen e tij, flokë me onde dhe një grim në nuancat e nude-s, Klea i tha ‘Po’ Elgitit në shkretëtirën e Marakeshit.

Edhe Elgiti postoi një foto në Instagramin e tij si dhëndër. Elegant, me kostum të zi dhe papijon, ai publikoi një foto duke i puthur duart nuses me mbishkrimin ‘Unë thashë “Poo”. Faleminderit që ekziston…’

Klea Huta dhe Elgit Doda e kanë bërë publike historinë e tyre të dashurisë para gati tre vitesh. Së fundi, portalet kanë shkruar se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.