Krejt papritur, Nicki Minaj tregon publikisht se frekuentohet me dy meshkuj!

Showbiz

minaj
E ftuara e radhës në “Ellen DeGeneres Show” ka qenë këngëtarja, Nicki Minaj. Në një intervistë dedikuar jetës së saj personale reperja ka treguar disa detaje mjaft interesante, të cilat po bëjnë xhiron e botës. Teksa u pyet nëse është në një lidhje, Nicki tregoi se momentalisht është duke dalë me dy meshkuj njëkohësisht.

nicki

“Është një djalë i ri, mirëpo unë dhe ai jemi larguar pak nga njëri-tjetri. Por është edhe një djalë tjetër me të cilin dal prej disa javësh”,- tha këngëtarja pa bërë publik emrat e tyre. Pavarësisht se është duke dalë me dy meshkuj, këngëtarja e shumë hiteve tregon se është single.