Kubilay Aka bëri aksident me makinë ditën që tha ”Unë e dua shpejtësinë”!

Showbiz

Aktori i serialit “Dashuri e Plagosur” të transmetuar në Tring pësoi një aksident me makinë.  U mësua se ai humbi kontrollin e makinës dhe pati një spostim të rrotave për shkak të shiut që kishte rënë në distriktin e Çanakkales. Qëndrimi i aktorit tërhoqi shumë vëmendjen e publikut dhe kamerave. Vetëm pak orë para aksidentit ai ishte i ftuar në një intervistë live dhe u shpreh që e donte shumë shpejtësinë dhe adrenalinën e makinës. Ai u shpreh që shumë shpesh bënte aksidente për shkak të saj por jo aksidente fatale sepse sigurohej ti merrte masat paraprakisht. Kështu ndodhi dhe këtë herë. Fatmirësisht aktori nuk pesoi asnjë dëm fizik.