Kur nuk të lënë rehat të divorcohesh; Thashethemet thonë që Kanye West dhe Jeffree Star ishin në një marrëdhënie

Showbiz

Lajmet e ndarjes së Kim Kardashian dhe Kanye West i shohim kudo nëpër portale këto ditë. Thuhet që cifti kanë qenë duke jetuar secili më vete derisa të merrnin një vendim rreth marrëdhënies e tyre, e cila mesa duket po përfundon në divorc. Por le të themi që dramat vazhdojnë…

Nga Tik Tok po dalin thashetheme që Kanye West ka qenë në një marrëdhënie me gurun e makeup, Jeffree Star. Ende nuk është vërtetuar asgje nga të dyja palët, por dicka dyshohet tek postimet e fundit të Star.

Jeffree ka postuar ne Twitter një foto me mbishkrim “Ready for Sunday Service”, një gjë të cilën e ka pas organizuar Kanye West.

Një gjë tjetër dyshuese në këtë histori është edhe fakti që Kanye këto kohë ka qëndruar në fermën e tij në Wyoming. Gjithashtu edhe Jeffree në një story të postuar në profilin e tij, tregoi që aktualisht ndodhej në Wyoming. Të jetë një rastësi vallë?