Kur u martua Leo kështu?

Showbiz

Sipas atyre që thuhen së fundi, Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone janë martuar. Ky lajm u shfaq në kopertinën e marsit të revistës OK! ku thuhet se çifti është gati për të jetuar përgjithmonë të lumtur…

Leonardo, 45 vjeç dhe Camila, 22 vjeç po planifikojnë madje të kenë një familje. Sipas burimeve për revistën, Camila po pret një fëmijë. Në fakt, në këto çmime Oscar, për herë të parë ai është shoqëruar nga Camila, pas 16 viteve, kur shoqërohej nga e ish-e fejuara e tij, Gisele Bundchen.

Një burim pranë çiftit është shprehur:”Leo dhe Camila janë martuar në mënyrë sekrete para çmimeve Oscar. Kanë vendosur ta mbajnë sekret sa më gjatë të munden, por tashmë ka ardhur momenti që ta mësojnë disa nga miqtë e showbizit të Leos.”

Sipas revistës OK! Përveçse janë martuar, Camila e Leo presin edhe një fëmijë dhe familjet e tyre janë në qiell të shtatë.

22-vjeçarja Camila Morrone e cila ka lindur në Argjentinë, është modele, aktore dhe thjeshtra e yllit të kinemasë Al Pacino.