Lady Gaga rrëfen për herë të parë: Kam tentuar vetëvrasjen!

Showbiz

ladyy
Lady Gaga së fundmi ka rrëfyer historinë e saj të hidhur, kur tentoi të kryente vetvrasje. “Për këto katër vitet e fundit kam pasur disa ide për vetvrasje dhe mendime të vazhdueshme për këtë gjë. Në fillim mendoja se isha thjesht një njeri i keq dhe i vetëm, megjithatë në momentin që i tregova familjes dhe miqve të mi gjeta menjëherë mbështetje”, – është shprehur Gaga.

lady gaga
Më pas ajo ka vazhduar: “Më vonë fillova të takoja persona që kishin të njëjtin problem si unë. Unë e di se jam me shumë fat që kam gjetur mbështetje, por të gjithë mund të të ndihmojnë nëse ke kurajën të tregohesh i ndershëm me veten dhe të tjerët”.