Lajm i mirë nga Dilan Çiçek Deniz: “Së shpejti do të rikthehem me një projekt- surprizë”

Showbiz

Dilan Çiçek Deniz është vënë re ditët e fundit në një qendër tregtare dhe në një intervistë të shkurtër ka ndarë me publikun lajmin e mirë se shumë shpejt do të rikthehet pranë fansave me një projekt surprizë.

Aktorja tregoi se është duke u përgatitur për projektin e saj të ri, por megjithatë ajo evitoi dhënien e detajeve lidhur me të. Aktorja e njohur i serialeve, u shpreh se hezitonte të bënte publike detajet sepse as ajo vetë nuk kishte informacione të detajuara rreth këtij projekti.

Ndërkohë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte humori i mirë i aktores. Deniz është treguar mjaft miqësore me fansat rastësor në vendin e intervistës, dhe me modesti ka biseduar e madje ka bërë edhe fotografi me ta, në shenjë respekti ndaj dashamirësisë dhe mbështetjes së tyre.