Linda Halimi u mbyll gojën të gjithë komentuesve racistë

Showbiz

Nuk është hera e parë që Linda Halimi, zgjedh të komunikojë me ndjekësit e saj nëpërmjet Instagram-it dhe si gjithmonë nuk mungojnë pyetjet rreth jetës së saj personale. Këngëtarja e njohur është bërë mama prej disa muajsh dhe po përjeton lumturinë më të madhe që mund të ndjejë një grua, mirëpo disa prej ndjekësve nuk ‘’harrojnë’’ t’i përplasin në sy herë pas here që ajo është martuar me një njeri me ngjyrë.

E lodhur nga kjo situatë, Linda ka vendosur të publikojë një mesazh që i ka ardhur së fundmi, një mesazh ku vihen re notat e forta raciste, me shpresën që njerëzit të mos i fusin më hundët në jetën dhe të kuptojnë se ajo është e lumtur me zgjedhjen e saj.

“Më vjen shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019-n, akoma jeton me injorancë dhe mosdije,” shkruan Linda. “Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është ushqyer me urrejtje dhe mllef ndaj secilit është “NDRYSHE” nga ata!” Kam zgjedhur personin që dua, i cili ndodh që është enticitet ndryshe nga unë, e që më do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për veten! E unë, secilës femër, i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj, sidomos ty….që ke më shumë nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë.” përfundon ajo përgjigjen e saj shoqëruar me disa zemra.