“Mjerë njerëzit që janë afër meje këtë periudhë”; Olta Boka një nënë protektive

Showbiz

Këngëtarja e njohur, Olta Boka dhe partneri i saj Iv Rrokaj u bënë prindër për herë të parë. Olta solli në jetë një vogëlushe, të cilën vendosën ta quajnë Gaia. Prej atij momenti Olta dhe partneri i saj po kalojnë ditët më të bukura, por këngëtarja ka zbuluar se është kthyer në një nënë mjaft posesive.

“Nuk e dija që isha kaq posesive protektive. Mjerë njerëzit që janë afër meje këtë periudhë”, shkruan Olta. Megjithatë duke qenë fëmija i parë, është e kuptueshme sjellja e nënës ndaj fëmijës.