Monica Bellucci nuk do të jetë pjesë e Sanremo!

Showbiz

Ikona e kinematografisë italiane, Monica Belluci, nuk do të jetë pjesë e Sanremo! Emri i saj ishte në mes të 10 figurave të ekranit të cilat do të moderojnë përgjatë netëve të festivalit.

Në një konfernecë për shtyp, Bellucci sqaroi se prej muajsh ka qenë në kontakte me Amedues për një projekt të përbashkët, megjithatë në fund nuk arritën të dilnin në një përfundim.

Aktorja bëhet e dyta që tërhiqet. I pari ishte reperi Salmo, i cili u shpreh se nuk do të ndihej mirë në një organizim si Sanremo.

Ende nuk ka një reagim nga producentët e festivalit për tërheqjen e aktores italiane, dhe asnjë emër nuk ka dalë si zëvendësuese e mundshme e saj.