Aktori irlandez Colin Farrell i jep fund lidhjes romantike pesë vjeçare me Kelly MacNamara

Showbiz

Colin Farrell është përmendur vazhdimisht si një nga meshkujt më të pashëm në botë, por pamja e tij nuk ka mjaftuar për t’i siguruar yllit irlandez një dashuri të përjetshme me të dashurën e tij prej pesë vitesh, Kelly MacNamara. Farell është kthyer sërish në tregun e beqarëve! Së fundmi po flitet se ishte aktori ai që i ka dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë, me pretekstin se oraret e zgjatura të punës së tij, i kanë larguar nga njëri-tjetrin. Colin është tejet i vlersuar aktualisht për rolin e tij në “The Banshees Of Inisherin”.

Ai kaloi muaj duke u përgatitur dhe duke punuar për personazhin e tij dhe flitet se pikërisht puna me orare të zgjatura ndikoi në jetën e tij private, deri sa ditët e fundit dyshja  vendosi t’i jap fund në heshtje lidhjes së tyre të dashurisë. Gjithashtu, kohët e fundit ai ka punuar edhe për serialin me tetë episode “The Penguin”, një rikrijim i bazuar në filmin e vitit 2022 “The Batman”. Ka zëra që thonë se miq të afërm të dyshes raportuan për mediat kombëtare se nuk ka asnjë hatërmbetje mes tyre, por ruajtja e një lidhjeje nën presionin e orareve kërkuese të punësarriti një pik  vështirësie për t’u menaxhuar prej tyre.

Kujtojmë se më herët, Colin ka qenë në lidhje romantike me aktore të njohura si Lindsay Lohan dhe Carmen Electra. Në vitin 2003 ai gjithashtu pati një lidhje dashurie me yllin e popit Britney Spears. Në ceremoninë e Golden Globes të zhvilluar në janar, në të cilën ai u vlerësua me çmimin për ‘aktorin më të mirë’, u  duk se flirtonte me Ana de Armas e cila i dorëzoi atij cmimin për rolin në “Banshees”.