Ndryshimi drastik që ngriti dyshimet për shëndetin e tij; Raoul Bova, 20 kile më pak dhe me një transformim të madh

Showbiz

Aktori 49-vjeçar i befasoi të gjithë në paraqitjen e fundit të tapetit të kuq në eventin Capitoline, me një pamje shumë më ndryshe nga ajo që jemi mësuar.

Kthimi i Raoul Bova ishte padyshim një surprizë për ndjekësit e tij. Aktori, së bashku me partneren e tij, aktoren Rocio Munoz Moralez, u shfaq shumë më i dobët, i hequr në fytyrë dhe me një pamje më klasike, aq sa bëri që fansave ti lindnin dyshime për shëndetin e tij. Por se çfarë ka ndodhur në të vërtetë pas ndryshimit të tij e tha vetë aktori: “Humba nënën dhe babanë në një periudhë kohore një vit e gjysmë nga njëri-tjetri. Puna nuk po shkonte shumë mirë sepse isha sëmurë, kisha thyer këmbën dhe si pasojë e kurave dhe regjimit të shtratit të detyruar kisha shtuar 20 kg. Derisa thashë STOP”, -është shprehur ai.

Nuk ishte vetëm dashuria e familjes së tij, Rocio dhe dy vajzave të tij qe e detyruan në një farë mënyre të ndryshonte , por edhe angazhimi i tij në setin e filmit të ri Canale5 “Mirëmëngjes mami” . Për të luajtur rolin e babait të protagonistes, Sole, një vajzë 22-vjeçare që ka një jetë të vështirë atij i duhej të ishte me patjetër disa kile më pak.

“Më ndihmoi shumë kthimi në punë, pas një periudhe të vështirë. Tani stërvitem çdo ditë, bëj not në 5:00 në mëngjes dhe në 7 të mëngjesit jamë në sheshin e xhirimeve me shumë energji.” Ka thënë Raoul.