Në fokusin e kamerës: Demet Özdemir dhe Oğuzhan Koç duke kaluar pushime në Bodrum

Showbiz

Oğuzhan Koç është parë me të dashurën e tij Demet Özdemir në hotelin ku qëndruan pas koncertit të tij në Yalikavak. Të dy, të lodhur pas koncertit, u vendosën në qendër të vëmendjes gjatë qëndrimit të tyre në plazh.

Aktorja e mirënjohur Demet Özdemir protagoniste në serialin “ Një puthje në errësirë” dhe në serialin “Dhoma 309” të transmetuara nga Tring, dhe Oğuzhan Koç kanë qëndruar ditët e fundit në Bodrum. Pas koncertit të Oğuzhan në Yalıkavak, të dy kanë vendosur të shijojnë disa ditë pushimi.

Ata nuk u larguan dirket pas koncerit, por vendosën të shijonin plazhin dhe detin fantastik të Bodrumit.

Demet Özdemir tërhoqi vëmendje me trupin super në formë duke shijuar detin dhe rrezet e diellit së bashku me të dashurin e saj Oğuzhan Koç.