Në kërkim të dashurisë, Charlize Theron tregon si duhet të jetë i dashuri i saj…

Showbiz

Charlize Theron është një nga aktoret më të suksesshme dhe vazhdon të mbetet një nga gratë më të bukura. Pavarësisht se mund të jetë ëndrra e shumë meshkujve, Charlize prej vitesh qëndron beqare. Këtë gjë ajo e ka pranuar së fundmi në një intervistë të dhënë për “The Sun”. Aktorja 43-vjeçare ka treguar se tashmë është e gatshme për një lidhje të re dhe dëshiron që partneri i saj të ketë mjekër të bukur dhe ta bëjë për të qeshur.

“Jam beqare prej vitesh. Dikush duhet thjesht të rrisë mjekrën dhe të shfaqet. Unë jam e disponueshme. Kam filluar të hapem nga ana emocionale, sepse ndoshta mund të gjejë dashurinë e jetës sime”, – ka thënë Charlize. Gjatë karrierës së saj të gjatë si aktore, Charlize është përfolur shpesh për lidhjet e dashurisë, ndonjëherë edhe të pavërteta. Në 2015-tën ajo i dha fund marrëdhënies 2-vjeçare me Sean Penn dhe që prej asaj kohe nuk është parë në shoqërinë e asnjë mashkulli tjetër. Pas ndarjes nga Sean, Theron vendosi të punonte më pak dhe të fokusohej në rritjen e dy fëmijëve të saj, Jackson dhe August.