Një projekt i përbashkët mes Demet Özdemir dhe Kerem Bürsin?

Showbiz

Në mediat turke qarkullojnë lajme se aktorja e njohur Demet Özdemir dhe protagonisti i serialeve “Dyshja fantastike” dhe “Kur lind dielli”, Kerem Bürsin do të ndajnë sheshxhirimin me role kryesore në një projekt të përbashkët.

Platforma e njohur ndërkombëtarisht, Disney Plus, e cila pritet të futet në tregun turk, po përgatit projekte shumë të mëdha me figura të njohura të ekraneve turke si Halit Ergenç, Pınar Deniz, Hande Erçel dhe Şahan Gökbakar pas Engin Akyürek, Aras Bulut İynemli.

Është akoma i paqartë fakti nëse Demet Özdemir, një nga figurat kryesore të ekraneve turke vitet e fundit, do të jetë pjesë e projekteve të kësaj platforme. Sipas lajmeve që qarkullojnë në prapaskenë, Özdemir po bëhet gati për një marrëveshje për një serial të krijuar nga MF Yapım për Disney… Kerem Bürsin, i cili ka bërë takime të herëpasheshme me këtë platformë, thuhet se do të jetë një nga protagonistët e serialit në fjalë.