Një tjetër këngëtare shqiptare mbërrin në Amerikë me projektin e saj muzikor

Showbiz

Elhaida Dani

Bëhet fjalë për një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare! Elhaida Dani ka vendosur të rikthehet me një projekt muzikor, pas dy vitesh mungesë. Kënga e saj e re do të titullohet “Ruby” dhe vjen si bashkëpunim me këngëtarin Durim Morina, i cili jeton në New York.

Lajmin e dha vet këngëtarja nëpërmjet një postimi në Istagram ku shkruhet “Jam shumë e emocionuar për këtë projekt të ri, i cili lindi dhe po zhvillohet në USA, falë Durim Morinës. Producenti muzikor do të jetë Arthur Pingrey. Video do xhirohet në New York nga Max Ferigo . #RUBY së shpejti”.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shumë suksese Elhaidës, e cila, jemi të sigurt që edhe kësaj radhe do të shkëlqejë!

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93) on