Oprah Winfrey tregon pse nuk do të martohet kurrë

Showbiz

Oprah Winfrey ka një vështrim unik mbi martesën. Ylli i medias zbuloi se ekziston një arsye e mirë se pse ajo dhe partneri i saj, Stedman Graham nuk do martohen kurrë.

“E kuptova që nuk doja të martohesha,”- tha ajo pasi pranoi propozimin e Graham në vitin 1993.

“Doja vetëm të dija se ai mendonte se isha e denjë për të qenë bashkëshortja e tij, por nuk dëshiroja sakrificat, kompromiset dhe angazhimet e përditshme që kërkohen kur je e martuar.Ai dhe unë arritëm në një konkluzion të përbashkët se nëse do martoheshin, nuk do të ishim bashkë.”

Winfrey tha se marrëdhënia mes tyre ka funksionuar për dekada sepse Graham ka një identitet tjetër përveçse të qenit burri i Oprah dhe të dy kënaqen duke parë njëri-tjetrin të përmbushen.

“Kushdo që e takon është i mahnitur se sa zotëri i vërtetë është ai. Është pozitiv. Dëshiron më të mirën për mua dhe të gjithë që ai njeh. Asnjëherë nuk mallkon dhe nuk e kam dëgjuar të bëjë thashetheme apo të thotë diçka negative për dikë.”