Ozge Gürel shfaqet ambicioze dhe luftarake gjatë stërvitjes për projektin e ri

Showbiz

Ozge Gürel është duke u përgatitur për rolin e saj të ri! Prej dy muajsh stërvitje intensive nga ushtrimet në palestër deri te ‘dyluftimet me armë’, kështu janë të mbushura ditët e saj!

Aktorja e cila u bë e famshme me interpretimin e saj në serialin “Stina e Qershive” ku ndau sheshxhirimin me bashkëshortin e saj sot, aktorin Serkan Çayoglu, por edhe me interpretimin e personazhit protagonist në serialin “leksione dashurie” krahë aktorit të famshëm Can Jaman, së fundmi  po përgatitet për personazhin  e radhës, në rolin e oficere policie.

Gürel , e cila do të marrë pjesë në një serial aksion i cili pritet të dal para publikut në dhjetor. Duket se aktorja, e ka marrë me shumë seriozitet përgatitjen dhe trajnimin fizik për portretizimin e personazhit të saj të ri.

Gjithashtu është mësuar se ditët e fundit ajo dhe Çayoglu kanë marrë disa oferta për të bashkëpunuar me marka të njohura për realizimin e reklamimit të produkteve të tyre.