Pas Hande Erçel Reagon edhe Kaan Yildirim / “Çfarëdo që thotë Hande është e vërtetë”

Showbiz

Aktori i njohur Kaan Yildirim ka filluar sezonin e pushimeve dhe komediani Cem Yılmaz e aktori Uraz Kajgılarollu , kanë qenë bashkë me të në këtë fillim-sezoni pushimesh! Pas rikthimit në Stamboll, aktori ka dhënë deklaratën e tij fill pas fjalëve shokuese të Erçel javën e kaluar, ku deklaroi se mes saj dhe Kan kishte vetëm miqësi të mirë e asgjë përtej kësaj. Për dyshen e aktorëve të famshëm duket se planet e tyre nuk kanë funksionuar!

Edhe pse për ta u fol shumë, nga një romancë e lindur papritur, një tradhti e mundshme nga ana e Jëllërëm e deri te një ndarje e shpejtë, pas Erçel edhe aktori ka reaguar me fjalët: “Ne u larguam nga vendet e turmës për të mos u parë, për të shmangur lajmet e sajura, por imazhet tona janë kudo.Nuk pati romancë, nuk pati tradhti,ne jemi vetëm miq të mirë”. Lidhur me deklaratën e fundit të Erçel, ai reagoi duke thënë se çfarëdo që thotë Hande është e vërtetë, dhe mbështeti argumentin e saj se e vetmja lidhje që ekziston mes tyre, është ajo miqësore dhe ndoshta në një të ardhme edhe profesionale.