Pas ndarjes nga Hande Erçel, Murat po pëson vetëm zhgënjime në çdo fushë…

Showbiz

cift turk
Ish partneri i aktores së njohur Hande Erçel, është në një fazë jo aq të mirë si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Këngëtari, ka publikuar së fundmi projektin e tij të ri, i cili pritej të rezultonte tepër i suksesshëm. Por, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej. Projekti i tij nuk është pritur aspak mirë dhe nuk ka arritur asnjë nga pikat që priste shtëpia diskografike me të cilat Murat po punon.

murat dalkil 101554HR

Gjithashtu, edhe pjesmarrja e Murat si aktor në një film, nuk ka patur sukses. Ai luajti në një komedi romantike, e cila sipas klasifikimeve të fitimeve që llogariten në Box Office, është thuajse e fundit në listë. Filmi është shumë prapa në listë se filmat e tjerë konkurentë dhe nuk ka justifikuar koston e vet.