Pas përfundimit të xhirimeve të “Keeping up with the Kardashian”, familja i bëri këtë super dhuratë stafit!

Showbiz

Keeping Up With the Kardashians mbaroi xhirimet përfundimisht pas shumë vitesh dhe familja e famshme në shenjë falenderimi vendosi t’i bënte gjithë stafit nga një dhuratë.

Një orë Rolex për secilin! Kris Jenner, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Kylie Jenner, Kendall Jenner dhe Kourtney Kardashian përfunduan serinë e fundit të premten e shkuar dhe në fund surprizuan një kast prej 30 vetash duke i dhuruar orat e famshme. Dhuratat aspak simbolike, duket se i kanë kushtuar rreth 300,000$ në total klanit të famshëm.