Për të gjithë ju që e pëlqyet, po vjen sezoni i dytë i “Emily in Paris”!

Showbiz

Pas transmetimit të serialit ‘Emily in Paris’ publiku u nda në dy pjesë; ata që e kundërshtuan krjetësisht pasi sipas tyre regjisori nuk e ka shfaqur siç janë në të vërtetë francezët, duke i nxjerrë ata në këtë serial si dembelë, të pasjellshëm dhe aspak mikpritës; ndërsa pjesa tjetër e publikut e pëlqeu aq shumë këtë serial, sa shumē prej tyre e panë edhe brenda natës.

Për këta të dytët kemi një lajm të mirë; ‘Emily in Paris 2’ është gati dhe pritet të shfaqet në vitin 2021. Publiku është gati të dashurohet përsëri me kryeqytetin francez dhe me muzën e re të Darren Star, krijuesit të Sex and the City. Kjo është Emily në Paris, natyrisht, e cila sapo është konfirmuar për një sezon të dytë.

 

Njoftimi i shkurtër vjen përmes Twitter nga protagonistja, Lily Collins.