Prezantuesja shqiptare: Jam për lidhje të hapura

Showbiz

nrjg54555.jpg

 

Lidhje të hapura? Duket si diçka e ndaluar në Shqipëri, por nuk është kështu.Të paktën jo për prezantuesen televizive Einxhel Shkira.Për ata që nuk e dinë, ajo është bashkëprezantuese në një emision për muzikën hip hop në InTV.Së fundmi është përfolur për një lidhje të saj të mundshme me futbollistin e kombëtares, Bekim Balaj.Megjithatë, në një intervistë për Panoramën, Shkira thotë se nuk është në një lidhje, por shton se nëse do ishte, nuk do e lidhte partnerin pas vetes.“Tani nuk kam as kohën dhe as nevojën të dashurohem, pasi jam shumë e përfshirë në punën time. Liria dhe hapësira për mua janë jetike, prandaj jam po kaq liberale në marrëdhënie. Nuk e konceptoj dot ta lidh dikë gjithë kohën pas vetes apo e anasjellta”, tha Shkira.