Rike Roci sapo bëri lëmsh të gjithë: Mos ndoshta është fejuar?

Showbiz

rike roci
Ish pjesmarrësja e “Dancing With the Stars” është shpesh në qendër të vëmendjes. Ajo është bërë pjesë e mediave rozë për dyshimet e shumta për operacione, të cilat i ka hedhur poshtë të gjitha si dhe për kuriozitetin e madh të ndjekësve për të zbuluar se kush është partneri që bukuroshja ka në krahë. Shpesh herë është përfolur edhe për lidhje të ndryshme, të cilat ajo vetë i ka mohuar.

rike unaze

Por, së fundmi, Rike ka vendosur t’i bëjë lëmsh të gjithë.  Rikja ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku tregon gishtin e unazës së fejesës dhe në të mban një unazë me gur, tipike për këtë rast. Mos ndoshta modelja është fejuar në fshehtësi? Derisa Rikja të japë një deklaratë lidhur me këtë, ne do të besojmë foton që ajo ka publikuar.