Rita Ora “thumbon” Rihanën

Showbiz

Rita Ora “ka thumbuar” Rihanën në intervistën e dhënë së fundmi. Ora ka rrëfyer gjatë intervistës se si këngët e destinuara për të, më pas i jepeshin koleges së saj. Rita ishte shprehur se  e gjithë muzika i shkonte Rihannës pasi ajo ishte padyshim artistja më e njohur, por kjo e fundit  fillimisht refuzonte e më pas merrte këngët që ishin kompozuar në studio.

Këngëtarja e cila ka bërë shqiptarët anembanë botës të ndihen krenar sa herë ajo ka arritur një sukses në skenat e mëdha muzikore apo në eventet më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve, është ndalur gjatë intervistës edhe tek thashethemet për një grindje mes tyre.

Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë, por mendoj se publikisht ata gjithmonë i vënë femrat kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse e saj, gëzoj respekt për të dhe do të vazhdoj të jem respektuese ndaj saj”. Sot për sot Rita ora dhe Rihanna janë emrat më të njohur që kanë pushtuar botën e muzikës.