Rrjeti u çmend sepse Kim Kardashian-s i’u refuzua një puthje

Showbiz

Twitter-i është fiksuar pas videos së radhës, ku Kim tenton të puthë të shoqin dhe Kanye qëndron indiferent në mënyrë të frikshme. Gjithë skena ndodhi gjatë ndeshjes NBA All-Star të pak ditëve më parë.

Kamera fokusoi Kim dhe Kanye dhe të dy u shfaqën në ekranin e madh. Kim, e mësuar me të tilla momente u afrua për t’i dhënë një puthje të shoqit, por ky i fundit e injoroi çuditshëm dhe ato pak sekonda u dukën një përjetësi!