Shakira dhe Pique takohen në gjykatë për ratifikimin e marrëveshjes për kujdestarinë e fëmijëve

Showbiz

Shakira dhe Gerard Pique u ribashkuan së fundmi në gjykatë ku ratifikuan marrëveshjen e kujdestarisë për fëmijët e tyre. Ish-çifti njoftuan ndarjen e tyre në qershor pas 11 vitesh së bashku, dhe Muajin e kaluar, Shakira dhe Gerard konfirmuan se kishin nënshkruar një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve për të shmangur luftën e tyre në gjykatë për fëmijët e tyre Sasha, shtatë vjeç dhe Milan nëntë vjeç.

Ata nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen në Barcelonë, duke hyrë dhe dalë nga gjykata veç e veç, ndërsa janë përfaqësuar nga ekipet e tyre ligjore. Gerard, i cili emocionalisht u tërhoq nga futbolli muajin e kaluar, thuhet se ka dhënë bekimin e tij për transferimin e ish-partneres dhe dy djemve të tyre në Miami për Vitin e Ri, për të shmangur një betejë të gjatë ligjore.

Dëshira e Shakiras për t’u shpërngulur në qytetin ku ajo ka jetuar dhe jeton një pjesë e familjes së saj, ka qenë pengesa kryesore në dështimin e mëparshëm për të arritur një zgjidhje jashtë gjykatës.

Shtypi spanjoll ka raportuar se futbollisti do të jetë në gjendje të kalojë dhjetë ditë në muaj me fëmijët e tij si pjesë e marrëveshjes së kujdestarisë si edhe pushimet. Në deklaratën e tyre të përbashkët ndër të tjera citohej: “Dëshirojmë të komunikojmë se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe që do të ratifikohet në gjykatë si pjesë e një procedure thjesht formale. Këtë Krishtlindje do të alternojmë kujdestarinë në masën 50 për qind për secilin dhe në vitet e ardhshme do ta bëjmë atë sipas kalendarit shkollor të fëmijëve”.

Nëse dy fëmijët , Sasha dhe Milani transferohen për shkollim në Shtetet e Bashkuara në periudhën e Vitit e Ri, Piques do t’i duhet të jetojë mes Miamit dhe Barcelonës, nëse ai dëshiron të shijojë 10 ditët e tij të plota çdo muaj, me fëmijët e tij.