Shakira flet për momentet e vështira të depresionit kur iu desh të shtynte turin

Showbiz

Shakira, ylli i muzikës latine-pop në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar për përvojën e saj të depresionit të lidhur me hemorragiinë e kordave vokale në vitin 2017, para turit El Dorado. 42-vjeçarja ka treguar me kurajo të madhe historinë e saj duke dashur të jetë shembull jo vetëm për fëmijët e saj, por për të na kujtuar të gjithëve ne të mos marrim asgjë për të mirëqenë.
“Mendoja që shumë gjëra në jetën time do të më braktisnin gradualisht, bukuria, rinia, por kurrë s’kisha menduar se zëri im mund ta bënte këtë, pasi është kaq i rrënjosur në natyrën time. Është identitet. Të mos arrije të këndoje ishte e padurueshme.”
Ajo i superoi këto momente të këqija duke mos folur e duke u shprehur me gjeste dhe fëmijët e saj nuk mund ta kuptonin. Më pas ka shtuar:
“Nuk arrija të isha pozitive, përkundrazi, isha shumë pesimiste. Ishte shumë e vështirë të ishe pranë meje dhe bashkëshorti im Gerard Piqué e ka përjetuar më keq se unë. Në disa ditë nuk arrija as të ngrihesha nga shtrati sepse isha në depresion.
Gjërat i përkeqësoi edhe fakti që duhet të shtynte El Dorado Tour. Mjekët e kishin këshilluar 42vjeçaren që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për kordat vokale. Ajo gjithmonë e ka refuzuar duke dashur të eksperimentojë me metoda alternative si hipnoza, meditimi, madje dhe uji i bekuar i Lourdes. Nuk ka hequr dorë asnjëherë dhe në fund zëri iu rikthye pa asnjë lloj operacioni. Këngëtarja e ka quajtur një ndërhyrje hyjnore.
Për fat të mirë ajo u rikuperua dhe turi i saj u mbajt në vitin 2018. Për të ishte një lloj përvoje religjioze. Ajo ka dashur ta bëjë publik këtë moment duke u shprehur:
“Kujdesem që fëmijët e mi të mësojnë nga pengesat, nga vështirësitë që kemi hasur unë dhe babai i tyre. Ata nuk kishin lindur kur unë jetoja në Kolumbi, kur të gjithë dyert më përplaseshin në fytyrë. Këto janë histori që dua t’ua tregoj sepse jeta nuk është gjithmonë e thjeshtë dhe jo gjithçka shkon siç është planifikuar”, ka thënë Shakira duke vërtetuar që ka dritë në fund të tunelit. Periudha të errëta mund të kenë të gjithë, por me vendosmëri, kurajë dhe besim, të gjithë mund t’ia dalin.
Pas një viti me depresion, Shakira ia doli dhe El Dorado World Tour është realizuar në formën e një dokumentari që do të dalë në treg këtë muaj. Më 2 shkurt të vitit që vjen, në ditëlindjen e saj të 43-të, ajo do të dalë në skenë me mbretëreshën e Pop, Jennifer Lopez.
Të gjithë mezi presin t’i shohin së bashku sepse gra të forta si ato janë burim frymëzimi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira) on