Të premten që lamë pas, Kivanç Tatlitug i preku të gjithë për këtë arsye!

Showbiz

Kivanç Tatlitug është një aktor që karrierën e nisi si fotomodel, e asnjëherë nuk e kishte menduar se suksesin më të madh do ta arrinte nëpërmjet kinematografisë!
Përveç serialeve të shumtë ku ka luajtur, me rolet që herë na kanë bërë të qeshim e herë të qajmë, duket se këtë të premte Kivanç dhe 3 Plus kishin për qëllim të na preknin!
Filmi “Im bir” i cili u transmetua dy ditë më parë në 3 Plus është kthyer në një sensacion ditët e fundit në rrjete sociale.
Kivanç vjen në këtë film si Aliu i cili pas vdekjes dramatike të gruas që dashuronte, ia ka kushtuar jetën djalit të tij të vogël, i cili vuan nga sprektri i autizmit, nuk flet dhe nuk reagon ndaj asgjëje që dëgjon. Ai përpiqet me mish e me shpirt të vendosë ura komunikimi me të birin dhe ka vetëm një dëshirë në jetë: të mësojë nëse djali arrin ta kuptojë.
Gjatë kësaj beteje të përditshme dhe sublime, lidhja e tyre mori një formë të patjetërsueshme e cila i preku të gjithë shikuesit!