Titullin ‘Bukuri e përjetshme’ për Fadil Berishën e meriton…

Showbiz

Fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha i është kthyer kujtimeve të tij të shumë viteve më parë. Berisha ka ndarë me mijëra ndjekësit e tij në Instagram setin fotografik të realizuar me modelen e parë shqiptare 20 vite më parë.

E bukuroshja që pozon përpara objektivit të Fadil berishës nuk është as më pak e as shumë sesa ish-missi shqiptar Valbona Çoba, e cilësuar si një ndër figurat më të bukura femërore të dekadave të fundit.“Modele me bukuri të përjetshme”, e ka cilësuar Berisha modelen shqiptare dhe sigurisht e thënë kjo ka një fotograf që ka fotografuar shumë ikona bukurie ëhstë padyshim një vlerësim i rëndësishëm.