U përfol për një lidhje me futbollistin e Real Madrid, reagon për herë të parë Dua Lipa!

Showbiz

dua dua

Ditën e sotme në të gjitha mediat sportive dhe rozë, ka qarkulluar lajmi se Dua Lipa ka kaluar natën me yllin e Real Madrid, Marco Asensio. Shkruhej se pas performancës së saj hapëse të ‘Uefa Champions League’, Dua ishte larguar me futbollistin dhe të dy kishin kaluar natën në një hotel. Dua i ka hedhur poshtë të gjithë zërat.

asensio

Me anë të një postimi në ‘Twitter’ ajo ka reaguar për herë të parë dhe ka mohuar të gjitha thashethemet për të. “As nuk e kam takuar Marco Asension dhe është shumë e pamundur që unë ta takojë ndonjëherë duke qenë se menaxheri im është mbështetës i Liverpoolit dhe nuk do të ma falte asnjëherë këtë gjë”, – ka shkruara ajo. Më tej Dua ka shtuar se as që ja ka idenë se nga i nxjerrin njerëzit këto informacione që fillojnë e flasin.

dua twitt