Vetëm 1 muaj pas lindjes, Almeda Abazi gati për fëmijën e dytë

Showbiz

Efehan është djali që erdhi në jetë vetëm disa javë më parë, duke i bërë kështu Almeda Abazin dhe Tolgahan Sayisman prindër për herë të parë. Duket se Almeda po e shijon pafund të qënurit nënë, aq sa nuk i trembet një lindje të dytë. E pyetur në instagram nga fansat e saj në lidhje me këtë fakt, Almeda shprehet duke qeshur se padyshim që do ta donte edhe një fëmijë tjetër.


Bukuroshja shqiptare dhe aktori turk Tolgahan Sayisman u martuan në Los Angelos në një ceremoni përrallore më 14 shkurt 2017.