Zbulohen më në fund emrat e binjakëve të Jay Z dhe Beyonce

Showbiz

beyoncejats

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Beyonce dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay Z janë bërë prindër të dy binjakëve. Sipas burimeve pranë çiftit, djali dhe vajza do të quhen Shawn dhe Bea. Emri i vërtetë i Jay Z është Shawn Carter dhe po këtë emër ka vendosur t’ja kalojë djalit të tij. Shawn ka kuptimin “Zoti është i mëshirshëm” ndërsa Bea rrjedh nga Beatrice, që do të thotë “ajo që sjell lumturi”.

Edhe pse këto dy emra janë shkruar në të gjithë shtypin si emrat e binjakëve, mbeten ende të pakonfirmuar nga vet Beyonce dhe Jay Z.