Zbulohet i dashuri ‘misterioz’ i Taynës!

Showbiz

Reperja Tayna prej kohësh është përfolur për një lidhje me një nga anëtarët e labelit “RedBox”, i cili njihet me nofkën “Kech Montana” dhe është mik i ngushtë me reperin Gjiko.Tayna gjithmonë ka qenë e rezervuar përsa i përket jetës private, por kanë qenë aludimet e fansave ata që kanë përfolur për një lidhje midis të dyve.

Pak kohë më parë të dy personazhet kishin veshur të njëjtën bluze, por ajo që ishte interesante qëndronte tek fakti se ata nuk ndiqnin njëri-tjetrin në “Instagram”.Tashmë “Arbresh.info” ka bërë publike një foto ku të dy shfaqen të përqafuar dhe të qeshur.Ne nuk dimë të themi nëse se ata janë të dy bashkë në një lidhje, por kjo mbetet për tu parë.