rrshjetsh

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit japin alarmin për përmbytje. Priten reshje mesatare në të gjithë territorin, por më intensive në jug. Ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 / 11 ; në vendet e ulëta: 5 / 9 ; në vendet malore: -1 / 3 °C. Pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se të martën dhe të mërkurën, në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve.
Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme, ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së neserme.
Nga llogaritjet paraprake të IGJEUM rezulton se nivelet e ujit do të jenë brenda kuotave të argjinaturave. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.Dritare.net