Basel Manchester City


Raphaël Wicky trajner i Baselit: S'mendoj se do ketë surpriza nga loja e Manchester City-it. Të gjithë e dimë se si luajnë. Pres që zotërimin ta kenë ata. Duhet të jemi realist, s'është se do kemi mundësi që ta kontrollojmë ne lojën. Për këtë, me patjetër duhet që të tregohemi stoik, tejet të përqendruar në çdo sekond të lojës dhe në momentet kur do ta kemi topin duhet të kemi guxim që ta përdorim mirë atë zotërim që do kemi. Praktikisht ata s'kanë pika të dobëta dhe janë në mënyrë mbreslënëse të fortë.


Marek Suchý kapiten i Baselit: E dimë si të mundim një skuadër nga Mançesteri, por City është krejt ndryshe. Për mua ata janë më favoritët për ta fituar Champions League-ën. Përballë tyre duhet t'u qendrojmë besnik taktikës që propozon trajneri, kjo pasi ata të ndëshkojnë menjëherë në të parin rast që mund t'i japësh, sidomos Aguero, të cilit nuk duhet t'i lëmë asnjë hapësirë.


Guardiola, trajneri i Manchester City-it: Nuk e di nëse jemi gati për ta fituar Champions League-ën, por kam shumë besim te këta djem dhe ata e dinë mirë. Synimi ynë është që të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar, çka do të thotë që të kalojmë në çerek-finale. Në Champions cilësitë e kundërshtarëve janë të larta. Baseli në këtë kompeticion ka luajtur me 5 lojtarë prapa dhe ka shfaqur performanca të shkëlqyera, kjo pasi ata janë të aftë në kundërsulm. Ua kam thënë lojtarëve që ka për të qenë e vështirë, sidomos këtu, por jemi me vetbesim se mund të luajmë lojën tonë edhe në fushën kundërshtare.


Vincent Kompany, kapiteni i Manchester City-it: S'bëj dallime mes Chamipons League-ës, Premier League-ës, FA-Cup-it, thjesht mendoj për ndeshjen që kemi përpara që duhet ta fitojmë. Nëse ka patur ndonjë herë kohë kur kjo skuadër ka qenë në pozita të rehatshme në këtë kompeticion është vetëm tani. Prandaj jam i sigurt se në mos këtë vit vitin tjetër ne do ia arrijmë ta fitojmë.