boston nba nba
Boston Celtics vazhdojnë të dhurojnë performanca të jashtëzakonshme në finalen e "Konferencës së Lindjes", ku arritën të fitojnë edhe ndeshjen e dytë ndaj Cleveland Cavaliers.  Në "TD Garden", të besuarit e Brad Stevens përmbysën rezultatin e dy periodave të para, duke e mbyllur takimin me rezultatin 107-94 në favor të tyre. Jaylen Brown i Boston realizoi 23 pikë dhe arriti 7 zotërime të topit nën tabelë. I shkëlqyer ishte edhe Al Horford që shënoi 15 pikë dhe fitoi 10 duele për topin nën tabelë.

bbcnba

Megjithatë, njeriu i mbrëmjes sa u përket statistikave ishte absolutisht LeBron James. "Mbreti" i Cavaliers e mbylli takimin me realizimin e një "triple-double", me plot 42 pikë, 12 asiste dhe 10 zotërime të topit nën tabelë. James ishte superior ndaj kundërshtarëve në dy periodat e para të sfidës, por nuk gjeti mbështetjen e duhur nga ana e shokëve të skuadrës për të marrë një rezultat pozitiv. Kështu Boston udhëheq tashmë 2-0 serinë ndaj Cleveland Cavaliers dhe përgatitet për 2 sfidat e ardhshme, që do të luhen në "Quicken Loans Arena", ku LeBron James dhe Cavaliers do të kenë edhe mbështetjen e publikut të tyre.