diego
Diego Maradona që nga vera e ardhshme do të jetë trajneri dhe presidenti i skuadrës bjelloruse, Dinamo Brest. Ka qenë vetë "El Diez" që e ka konfirmuar një gjë të tillë fillimisht nëpërmjet rrjeteve sociale, ku shfaqte edhe momentin e firmosjes së marrëveshjes.  57-vjeçari ishte i paangazhuar prëj 2 javësh, pasi ishte larguar nga posti i trajnerit tek skuadra e Al Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi dështoi të ngjistë skuadrën në katëgorinë e parë. "El Pibe de Oro" si trajner ka firmosur një kontratë 3-vjeçare në Bjellorusi dhe fillon punën zyrtarisht që me hapjen e merkatos verore.

maradona
Si trajner, Maradona i ka zhgënjyer disi tifozët që prisnin arritje të mëdha nga një prej atyre që konsiderohen si më të mirët e historisë së futbollit. Eksperiencat e tij të para në krye të pankinës ishin në vendlindjen e tij në Argjentinë, tek skuadrat e Deportivo Mandiyu dhe Racing gjatë viteve 1994-1995. Në 2008-n, Maradona do të drejtonte kombëtaren "albicelestes", por do të dështonte të dërgonte skuadrën drejt finales së botërorit të Afrikës së Jugut në 2010-n.