sam everton
Sam Allardyce nuk do të jetë më trajner i Everton. Është vetë klubi nga Liverpooli që e ka konfirmuar këtë, fillimisht falë rrjeteve sociale. Trajneri 63-vjeçar është shkarkuar nga detyra nga drejtuesi më i lartë i klubit, Farhad Moshiri, që vendosi ta largonte nga detyra. Allardyce largohet kështu vetëm 6 muaj pasi mori drejtimin e klubit, ndërkohë që kishte edhe 1 vit kontratë me "blutë". Ai u emërua si trajner i Everton gjatë muajit nëntor, kohë kur skuadra gjendej në zonën e rënies nga kategoria në renditjen e "Premier League". Ai në fakt i tejkaloi objektivat e klubit ku arriti ta mbyllë sezonin në vendin e 8.

sam
Megjithatë, pavarësisht kësaj, Allardyce nuk ia ka dalë mbanë të ruajë pozicionin e tij, dhe siç raportojnë shumë media në Britani, një arsye e fortë që çoi në shkarkimin e tij janë tifozët. Mbështetësit e Everton nuk arritën të kenë marrëdhenie dhe aq të mira me trajnerin e tyre, sidomos pas disa rezultateve negative pas periudhës së Krishtlindjeve.
Sa i përket pozicionit të lënë bosh tashmë në pankinën e Everton, thuhet se kandidati kryesor është Marcos Silva. Ish-trajneri i Watford pëlqehet shumë nga drejtuesit e "Toffees", që nga sezoni i ardhshëm mendojnë të luftojnë për një vend që të çon në kompeticionet europiane.